Operacioni, kapen me 42 kg drogë, pranga 5 personave

Operacioni, kapen me 42 kg drogë, pranga 5 personave
Pesë persona, dy shqiptarë e tre italianë, janë arrestuar nga karabinierët në Pordenone, në rajonin e Friuli Venezia Giulia, ndërkohë që u sekuestruan 42 kg marijuanë.

Operacioni u realizua dje në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e qendrës tregtare të Fiume Venetos.

Të arrestuarit nuk ishin të panjohur nga policia pasi ata figuronin persona me precedentë të shumtë penalë.

Karabinierët kryen një ndërhyrje rrufe në parkingun e qendrës tregtare ku po bëhej shkëmbimi midis dy shqiptarëve dhe tre italianëve nga Puglia.

Katër persona u arrestuan menjëherë, ndërsa i pesti, njëri nga shqiptarët tentoi arratisjen, por u kap jo shumë larg parkingut, pa bërë aspak rezistencë.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe një Audi R6, me targa sllovene, në pronësi të njërit prej shqiptarëve, një Jeep Renegade, disa telefona celularë dhe rreth 1000 euro para fizike.

Sipas hetuesve, droga që vinte nga jugu ishte e destinuar për të gjithë tregun e verilindjes, ku shqiptarët kanë kontakte dhe rrjetin e tyre të trafikut.

(Marrë me shkurtime nga www.ilgazzettino.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: