Panik në “Old Trafford”, sulmuesi belg i Mançester bie pa ndjenja në fushë

Panik në “Old Trafford”, sulmuesi belg i Mançester bie pa ndjenja në fushë
Momente paniku kanë kaluar futbollistët në fushë dhe tifozët në stadium gjatë takimit po luhej mes Manchester United dhe Southampton.

Sulmuesi belg i “Djajve”, ka rënë pa ndienja në fushën e lojës pas një përplasje me lojtarin e Southampton Wesley Hoedt, pas përpjekjeve që ai po bënte ta kapte topin e harkuar nga Juan Mata.

Ndeshja është ndalur për disa minuta, ndërsa  mjekët janë futur menjëherë në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë sulmuesit Lukaku, i cili është larguar nga fusha me barelë dhe zëvendësuar nga Marcus Rashford.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: