Partizani e Flamurtari fitore të dyfishta, Telushi e Bregu ndryshojnë ambjent

Partizani e Flamurtari fitore të dyfishta, Telushi e Bregu ndryshojnë ambjent
Java e 14-të e Kategorisë Superiore ka pasur dy fitues: Flamurtarin dhe Partizanin, që përfitojnë nga rivalët e tyre në prag të merkatos së dimrit. Por edhe dy humbës, Vllazninë që zbriti në zonën e ftohtë si dhe Kukësin që dalëngadalë po i largohet pretendimeve për titullin kampion. Kukësi, pas humbjes brenda në shtëpi 3-1 me Lushnjën, iu desh sërish të rikonfirmonte trajnerin Mladen Milinkoviç, të paktën deri në janar. Fitorja nga ana tjetër zgjon shpresat e Lushnjës për mbijetesë si dhe humbja e Skënderbeut shton shanset e pretendentëve për titullin kampion:

Pavarësisht se Kukësi i dha votëbesim trajnerit, në janar pritet të ketë ndryshime të mëdha te kampionët në fuqi. Rikthimi i ish-trajnerit Armando Cungu si dhe largimi i disa lojtarëve që nuk kanë bindur deri tani, janë planet e kampionëve në fuqi për të ndryshuar situatën.

Sakaq, mesfushori Muarem Muarem është prezantuar nga Flamurtari, një ditë pas fitores ndaj Vllaznisë, si blerja e dytë e merkatos së janarit. Rikthimi i talentit të këtij qyteti, Dejvi Bregu është objektivi kryesor i Flamurtarin në merkaton e dimrit. Mësohet nga burime të sigurta se pavarësisht përpjekjeve të palës gjirokastrite për ta mbajtur Bregun, oferta e Flamurtarit e ka bindur atë dhe ai ka kërkuar që të marrë kartonin në janar, për t’u bashkuar me ekipin e vendlindjes së tij.

Një tjetër skuadër me pretendime të larta, pavarësisht ecurisë së dobët në javët e para, Partizani, ka arritur marrëveshjen me ish-kapitenin e Flamurtarit, Bruno Telushi, i cili në pjesën e parë të këtij sezoni nuk ka luajtur me ekipin Slaven Belupo në Kroaci. Partizani kërkon edhe Kristal Abazajn, si përforcim të dimrit, por pritet të ketë ndryshime të tjera të mëdha. Ndryshime do të ketë edhe Skënderbeu, por në kampin korçar flitet vetëm për përforcime.

 

Kategoria Superiore, ndeshjet e sotme

Kamza-Luftëtari 0-1

Shënues: Rroca 90’

Kamza: Halilaj, Frashëri, Kuqi, Fushtar, Idrizaj (Neziri 22’), Fukui, Arrabal, Ymeraj (Mehmeti 66’), Rezi (Mumajesi 54’), Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçe (Përgjini 92’). Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Laver Alla

 

Partizani-Teuta 2-1

Shënues: Trashi 23’, Batha 90’ / Cmajcanin 19’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota (Krasniqi 65’), Atanda, Kalari, Vila, Batha, Asani, Fili, Trashi (Xhixhua 69’), Progni. Trajner: Sulejman Starova

Teuta: Kastrati, Beqja, Sykaj, Shkalla, Hakaj, Çyrbja, Hila, Bilali, Osemene (Karimi 80’), Çmajçanin (Shehaj 75’), Latif. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Enea Jorgji

 

Sulejman Starova, trajneri i Partizanit

“Nuk vodhëm gjë, kishim momente shumë të mira. Edhe kundërshtari nuk meritonte të dilte pa gjë, edhe pse ne nuk e vodhëm fitoren. Kur skuadra luan mirë fillojnë gabimet, kur fillojnë ndryshimet, dëmtimet. Këto më bënë pesimist. Por besuam deri në fund dhe i shtuam sulmet pa mbarim në 15 minuta e fundit, Teuta e humbi ndeshjen se nuk ishte vigjilente derisa mbaroi loja. Presidenti Demi ka ambicie që të ketë skuadrën në elitë.”

Gugash Magani, trajner i Teutës:

I tillë është futbolli, nëse nuk je gjithmonë vigjilent ndëshkohesh, si ne. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por në fund u mundëm, si shumë ndeshje. Jam i mërzitur sepse futbolli jo gjithmonë luhet drejt në Shqipëri. Na kanë shënuar edhe në shtëpi, edhe jashtë, pastaj na kanë vonuar lojën. Ka raste që një top të hidhet në drejtim të paditur dhe mbyllet ndeshja.  Ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë siç është. Kishim momente ku mund ta ndëshkonim Partizanin dhe nuk e ndëshkuam.”

 

Laçi-Skënderbeu 1-0

Shënues: Uzuni 46′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Xhixha (Shala 80’), Jonuzi, Lushkja, Kallaku (Smaçi 88’), Uzuni, Rexhinaldo  (Bushi 93’). Trajner: Gentian Mezani

Skënderbeu: Shehi, Taku, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga (Lulaj 64’), Lilaj, Gavazaj, Sahiti (Soue 58’), Xhejms (Shkodra 73’). Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Klajdi Kola

 

Kategoria Superiore

Java e 14-të/ Sot 

Laçi-Skënderbeu              1-0

Partizani-Teuta                2-1

Kamza-Luftëtari              0-1

Të shtunën

Kukësi-Lushnja               1-3

Flamurtari-Vllaznia        2-0

Klasifikimi

Skënderbeu      31

Flamurtari        25

Kamza               23

Kukësi               22

Laçi                    21

Partizani           21

Teuta                 15

Luftëtari            13

Vllaznia             12

Lushnja              8

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: