Partizani me staf të ri në janar?

Partizani me staf të ri në janar?
Ka nisur kursi për drejtorët sportivë, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nën drejtimin e Sektorit të Edukimit, Astrit Maçi, që është edhe përgjegjës i këtij sektori, ka pasur edhe rolin e lektorit në ditën e parë, ku kanë qenë edhe disa figura të njohura publike.

Vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama, ishte i pranishëm në këtë kurs.

Ai është përfolur kohët e fundit për postin e drejtorit te skuadra e Partizanit.

Olsi Rama e ka ndjekur kohët e fundit në stadium Partizanin dhe shihet si pasues i Luciano Moggi-t.

Ditët e kursit për drejtorët sportivë do të zgjasin deri më 16 dhjetor.

Me shumë mundësi në janar, te Partizani do të ketë ndryshime, ndërsa Olsi Rama.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: