Partizani rikthen “gjeneralin" para revolucionit të kuq

Partizani rikthen “gjeneralin" para revolucionit të kuq
Në pritje të janarit, kur tek të kuqtë do të ketë ndryshime të mëdha, presidenti Gaz Demi vendosi të rikthejë trajnerin, Sulejman Starova, pas disfatës me Luftëtarin dhe dorëheqjes së tij, të paktën edhe për ndeshjen e mbetur të këtij viti, me Vllazninë, duke paralajmëruar furtunë në ekip

Aranit Muraçi

 

Më 22 dhjetor, Partizani do të ketë në stol ndaj Vllaznisë, në ndeshjen mbyllëse të këtij viti, trajnerin Sulejman Starova. Partizani e mbyll pjesën e parë të këtij sezoni, me Starovën në stol, me shpresë për të gjetur fitoren që të afrohet sa më pranë tre ekipeve të para, pozita që garantojnë edhe një vend në Kupat e Europës. Në pritje të janarit, pas Vllaznisë, në kampin e kuq pritet një revolucion i vërtetë në merkato. Pas humbjes së fundit, 5-0 me Luftëtarin në Gjirokastër, zhgënjimi ka qenë aq i madh, saqë Starova nuk gjeti dot forcë për të justifikuar humbjen, duke dhënë dorëheqjen. Por presidenti Gaz Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit, nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova, pas takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar dje teknikun në krye të ekipit.

“Një vendim i cili vjen në një moment, ku të gjithë në skuadër duhet të marrin përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze, që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik, ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive, për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit,” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të kuq, mbi largimin  e trajnerit.

Presidenti Gaz Demi dhe drejtori i ri sportiv, Olsi Rama, mësohet se pas një analize mbi dorëheqjen e trajnerit kanë vlerësuar përpjekjet e tij të fundit, duke bërë përgjegjës për disfatën e rëndë, më shumë ekipin dhe paraqitjen e disa lojtarëve të veçantë. Ish-kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi, u prezantua si goditja e parë e Partizanit në merkaton e janarit. Kristal Abazaj shihet si sulmuesi ideal, për t’i dhënë fund krizës në sulm, por pavarësisht zgjedhjes së tij, mësohet nga burime pranë “Albanian Free Press” se do të afrohen dy sulmues cilësorë, që do të zgjidhin një herë e mirë problemin më të madh që ka skuadra kryeqytetase, atë të sulmit.

Në humbjen e fundit 5-0 më Luftëtarin, shterpësisë së sulmit iu shtua edhe shkërmoqja e mbrojtjes së Partizanit. Shkëlqimi, nga ana tjetër, i disa lojtarëve kandidatë për të veshur fanellën e Partizanit në muajin janar, si Kristal Abazaj, do të jenë baza e analizës së të kuqve për revolucionin që pret këtë skuadër.  Në janar, Partizani mund të ketë edhe një trajner të ri. Por e sigurt është se do të ketë ndryshime të mëdha, kohë kur pritet të ngrihen “themelet” e një ekipi pretendent për të garantuar këtë vit, Europën, mundësisht nëpërmjet trofeut të kupës dhe fitimit të saj, si dhe fitimit të titullit kampion, sezonin që vjen.

 

Fushaj rishfaqet pas situatës kaotike te Vllaznia

Partizani e gjen këtë vit Vllazninë, një skuadër tjetër me traditë të madhe në futboll, në një situatë edhe më të vështirë se vetë ai. Pavarësisht fitores së fundit me Kamzën, 3-2, Vllaznisë në janar mund t’i largohen disa lojtarë, nëse situata financiare nuk do të përmirësohet, pavarësisht sakrificave që po bën bashkia Shkodër, për të mbajtur ekipin në elitë. Ish-presidenti, Valter Fushaj, shihet gjithnjë e më afër rimarrjes së ekipit me premtimin se do të rikthejë në nivelet e larta, por ai mund ta gjejë Vllazninë në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

 

Sulmi i Partizanit këtë sezon

  1. Basrak, 22-vjeç, 4 ndeshje, 1 gol

Edgar Çani, 28 vjeç, 2 ndeshje, 0 gola

Moustapha Enock Djidjiëa, 22-vjeç, ndeshje 0 gola

Xhevahir Sukaj, 30-vjeç, 10 ndeshje, 2 gola

 

Revolucioni i nisur nga Starova, vetëm fillimi

Me largimin e Mark Julianois, trajneri i sapoemëruar, Sulejman Starova, propozoi vetëm një javë pasi mori detyrën e re largimin e katër lojtarëve: Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak. Tani është e qartë se merkato e dimrit do të pasohet me pastrime të tjera, të domosdoshme. Pritet një analizë e thellë e ecurisë së pjesës së parë të këtij sezoni, që është cilësuar jo vetëm nga tifozët, por edhe drejtuesit e klubit, si tepër zhgënjyese. Kjo është arsyeja që i është dhënë votëbesimi trajnerit Sulejman Starova.

 

Shifrat e sulmuesve të kampionatit, ngrenë alarmin mbi dështimin e të kuqve

“Xhevahirët” e nëpërkëmbur të Partizanit

Dy xhevahirë që kanë dalë nga ekipet zinxhirë të Partizanit, Elis Bakaj dhe Sebino Plaku, janë një leksion i pastër mbi merkaton e dështuar të kësaj skuadre. Gjatë verës, në vend që Partizani të këmbëngulte për afrimin e tyre në skuadër, kaloi në pista të tjera që rezultuan dështim i vërtetë. Largimi i Calen Ekuban, golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit të kaluar, dhe mungesa e njeriut gol në pjesën e parë të këtij, besohet gjerësisht se janë arsyeja kryesore e dështimit. Elis Bakaj pas rikthimit në Shqipëri, te kampionët në fuqi të Kukësit, ka rezultuar njeriu gol i kësaj skuadre, duke e nxjerrë atë nga situata e duke i mbajtur verilindorët në vend të dytë, në ndjekje të Skënderbeut.

Bakaj ka shënuar 9 gola, ndonëse katër prej tyre me 11-metërsh. Ai ka shënuar 7 golat e parë të Kukësit, duke u hapur rrugë fitoreve, por edhe në rastet kur nuk ka realizuar golin e parë si në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, ka realizuar golin me vlerën e tri pikëve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Sebino Plakun e Kamzës, i cili ka shënuar 5 golat e parë për ekipin e tij nga 6 gola gjithsej. Madje edhe një golashënuesit më të mirë të pjesës së parë të këtij sezoni, Reginaldo i Laçit, ka rezultuar një blerje e rëndësishme për skuadrën që e nisi garën për mbijetesë, ashtu si debutuesit e Laçit. Janë pikërisht shifra që tregojnë, sesa i varfër ka rezultuar Partizani në gjetjen e golit gjatë 15 javëve të para të kampionatit, me sulmuesit që nuk kanë shënuar asnjëri më shumë se dy gola. Lorenc Trashi me katër golat e tij, ndonëse mesfushor, ka qenë ai që ka ndikuar te ecuria e Partizanit, për të mbajtur të paktën mesin e klasifikimit. Më keq akoma, në ndeshjen e fundit, “arma më e fortë” e Partizanit, mbrojtja, ishte në një ditë të errët, çka solli edhe humbjen historike turpëruese të kësaj skuadre, në emergjencë për të ndryshuar në muajin janar.

Lojtari               Skuadra        Gola    Penallti    Goli 1 

Elis Bakaj            Kukësi                 9             4              7

Bushiç                  Flamurtari          6             0              4

Reginaldo            Laçi                      6             3              5

Plaku                    Kamza                6              0              5

Bregu                   Luftëtari             5              0              5

Lilaj                      Skënderbeu       5              5              2

Raçiç                    Kamza                5              2              3

Taku                     Skënderbeu       5              0              4

Abazaj                  Luftëtari            4              0              3

Dediç                   Teuta                   4              1              2

Guri                     Kukësi                 4              1              4

Sefa                      Lushnja              4              0              1

Soëe                     Skënderbeu       4              0              1

Trashi                  Partizani            4              0              2

J.Adeniyi            Skënderbeu       3              0              1

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: