Pas kapitullimit me Partizanin Dedja paralajmëron dorëheqjen, Laçi “përmbys” Vllazninë

Pas kapitullimit me Partizanin Dedja paralajmëron dorëheqjen, Laçi “përmbys” Vllazninë
Partizani dhe Laçi kanë fituar ndeshjen jashtë fushave të tyre, duke ngjitur shkallët dhe duke lënë në krizë dy ekipet e rrezikuara për rënien në një kategori më poshtë. Ka rezultuar spektakolare pjesa e dytë e Partizanit në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, kur edhe u shënuan tre golat e fitore. Kjo humbje e Lushnjës e vë në vështirësi mbijetese ende pa u mbyllur pjesa e parë e këtij sezoni.

Por me dramatike mund të konsiderohet humbja e Vllaznisë në “Loro Boriçi” me Laçin, 1-2, humbje që mund të zbrezë kuqeblutë në zonën e rënies, nëse nesër Luftëtari fiton ndeshjen e mbetur të javës ndaj Flamurtarit.

Një ditë më parë Skënderbeu fitoi ndaj Kukësit 2-1 në Korçë, duke u shkëputur ndjeshëm nga rivalët ndërsa Kamza në Durrës me fitoren 1-0 nga një skuadër debutuese me objektiv mbijetesën po i afrohet tashmë zonës së Europës.

Lushnja-Partizani 0-3

Shënues: Batha 60’, Progni 72’, Trashi 82’

Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Marku, Ruço, Magani, Gava (Taullau 62′), Alushi (Papa 51′), Mone (Papa 62′), Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Maloti, Kalari, Batha, Vila, Trashi, Asani (Sukaj 62′), Progni (Kotobelli 84′), Bardhi. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Enea Jorgji

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova:

Ishim përgatitur shumë mirë, pasi Lushnja konsiderohej një kundërshtar i fortë. Me Flamurtarin ka humbur në kohën shtesë. Ishim në kërcënimin e kundërsulmit në pjesën e parë, por goli i parë na çliroi. Jemi në ekuilibër tani për golat e shënuar dhe pësuar. Kemi marrë tri pikët dhe kemi rritur moralin. Për skuadrën tonë është faza e parë dhe duhet të marrim sa më shumë pikë. Bardhi dhe Progni janë dy nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Presim nga Sukaj dhe Fili. Kemi një konkurrencë të madhe në mesfushë me ardhjen e Asanit. Ta bëjmë skuadrën në frymën e konkurrencës, që të arrijmë rezultate të mira. Janari do të sjellë lojtarë për ambiciet që ka presidenti Demi për të bërë një skuadër kompetitive.”

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja:

Futbollistët janë në gjendje të rëndë psikologjike dhe pas golit të shënuar ne nuk ekzistonim në fushë. Ndoshta kemi prodhuar lojë por mungesa e rezultatit ndikon në çështjen psikologjike të ekipit. Ndoshta jam i tensionuar në këto momente, por unë do të bisedoj me të gjithë krerët e klubit për të kuptuar sesi mund të dilet nga kjo situatë. Kam më shumë se një muaj që e stërvisë ekipin, por në këto humbje ndjej peshën time si trajneri i ekipit.  E kam theksuar se kontigjenti i lojtarëve nuk është i plotë pasi lojtarët janë të dëmtuar. Edhe ndërrimet i kam bërë vetëm për të sjellë energji të reja më tepër. Ndaj Laçit meqë nuk është në prioritetin tonë Kupa, lashë shumë futbollistë pushim për t’u përgatitur për këtë takim. Megjithatë defektet janë të shumta.”

Vllaznia-Laçi 1-2

Hasani 6’ / (11-m) Rexhinaldo 45’, Lushkja 87’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Bardulla (71′ Kalaja), Vucaj, Hasani, Lika (86′ Ribaj), Çinari, Atsina (61′ Hajdari). Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi (65′ Kallaku), Eskerda (84′ Lushkja), Uzuni, Xhixha (59′ Bushi), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Klajdi Kola

 

Kategoria Superiore

Java e 13-të/Dje

Skënderbeu-Kukësi        2-1

Teuta-Kamza                  0-1

Sot

Lushnja – Partizani       0-3

Vllaznia-Laçi                   1-2

Nesër

Luftëtari-Flamurtari     13:00

 

Klasifikimi

Skënderbeu          31

Kamza                   23

Kukësi                   22

Flamurtari           21

Laçi                       18

Partizani              18

Teuta                    15

Vllaznia                12

Luftëtari               9

Lushnja                 5

Shpërndajeni me miqtë tuaj: