Pas një dekade dominim, Ronaldo dhe Messi njohin një "rival" golashënues

Pas një dekade dominim, Ronaldo dhe Messi njohin një "rival" golashënues
Duket se Messi dhe Ronaldo po njohin për herë të parë pas një dekade një rival që cënon rekordet e tyre.

Këtë vit, për herë të parë pas tetë viteve, as Messi e as Ronaldo nuk do ta mbyllin vitin kalendarik si golashënuesit më të mirë.

Në shtatë vitet e kaluara, Ronaldo e ka mbyllur vitin katër herë si top golashënuesi i pesë ligave evropiane. Ndërsa, tri herë tjera, Leo Messi.

Këtë vit, ylli anglez, Harry Kane i ka lënë prapa të dy yjet e futbollit botëror, duke shënuar 56 gola, një më shumë se Messi (54) dhe dy më shumë se Ronaldo (53).

Ndërsa hera e fundit kur kjo ka ndodhur ishte para tetë viteve, më saktë në vitin 2009, kur Edin Dzeko e mbylli vitin kalendarik me 44 gola, dy më shumë se David Villa (42) dhe tri më shumë se Messi (41). /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: