Për trajnerin e vitit Gjoka-Daja, Lilaj pret “Topin e Artë” në Shqipëri

Për trajnerin e vitit Gjoka-Daja, Lilaj pret “Topin e Artë” në Shqipëri
Shqipëria do të ketë edhe gjyqtarin më të mirë të futbollit për vitin 2017. Komiteti i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi që klubet e Kategorisë Superiore të përzgjedhin mes tyre me proces votimi edhe arbitrin më të mirë të vitit 2017.

Do të jenë trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Kategorisë Superiore, të cilët përveç lojtarit më të mirë që zgjedhin çdo vit, këtë radhë do të përzgjedhin edhe arbitrin më të mirë, me 18 arbitrat përkatës.

Mbetet enigmë emri i gjyqtarit më të mirë, ndërsa për trajnerë do të rivalizojnë dy emra, Ernest Gjoka që shpalli kampion Kukësin dhe Ilir Daja, i cili po drejton me sukses Skënderbeun. Emri i lojtarit më të mirë në Kategorinë Superiore pritet të jetë Sabien Lilej.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: