Përjashtimi i Spanjës nga "Rusi 2018", kryeministri Rajoy sqaron gjithçka: Ne do shkojmë e do fitojmë

Përjashtimi i Spanjës nga "Rusi 2018", kryeministri Rajoy sqaron gjithçka: Ne do shkojmë e do fitojmë
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka sqaruar se Federata e Futbollit të Spanjës nuk ka asnjë letër në formë paralajmërimi për të përjashtuar Spanjën nga Botërori “Rusi 2018”.

Rajoy njoftoi se letra e FIFA është thjesht një kërkesë për takim dhe se kreu i qeverisë spanjolle shprehet i bindur se shteti i tij do të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Mediat spanjolle njoftuan se Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) ka marrë vërejtje nga organi qeverisës i futbollit botëror (FIFA) duke u paralajmëruar se ndërhyrjet e qeverisë spanjolle në çështjet e sportit mund të çojnë drejt largimit të Spanjës si anëtare e FIFA-s dhe në këtë mënyrë edhe përjashtimin e kombëtares spanjolle nga të gjitha garat që merr pjesë.

“S’e shoh atë skenar dhe jam absolutisht i bindur se Spanja do të shkojë në Kupë të Botës në Rusi dhe do ta fitojë atë”, ka thënë Rajoy.

Ai ka shtuar se ministri i Sportit dhe Edukimit i ka thënë atij se ka marrë një letër nga FIFA për nja takim rreth çështjes së përzierjes së politikës në sport në Spanjë.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: