Përleshje me thika në bulevard, një i plagosur, në kërkim autori

Përleshje me thika në bulevard, një i plagosur, në kërkim autori
Një i ri mbeti i plagosur pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar pas një sherri për motive të dobëta.

Policia sqaron se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Tiranës dhe se dy të rinjtë kanë debatuar përpara se të përleshen mes tyre me mjete prerëse.

Njëri prej të rinjve, 23 vjeç dhe i identifikuar si M.M., mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital ku po merr edhe shërbimin e specializuar. Bluzat konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësor nuk përbën asnjë rrezik për jetën.

Po sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, ose siç njihet unaza.

Autori i dyshuar i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe shërbimet policore janë vënë në ndjekje për ta arrestuar.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: