Përmbytja e autostradës prokuroria heton shkaqet

Përmbytja e autostradës prokuroria heton shkaqet
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shkaqet që sollën përmbytje në aksin e autostradës Tiranë-Durrës mbrëmjen e 30 nëntorit, ku dëmet materiale janë kolosale.

Vërshimi i ujërave në autostradën Tiranë-Durrës solli përmbytjen e këtij aksi, ndërsa u bllokuan deri mesditën e datës 1 dhjetor dhjetëra automjete, të cilat kanë dalë jashtë përdorimit për shkak të depërtimit nga uji. Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët u detyruan të dalin nga dritaret e automjeteve dhe t'i braktisin ato mes rrjedhës së ujit. Përmbytjet sollën edhe dëme të mëdha në bizneset e zonës. Një grup hetimor i përbërë nga IKMT, policia e rendit dhe prokuroria e Tiranës ishin të pranishëm në vendin e përmbytjes paraditen e 1 dhjetorit, duke vlerësuar nga afër situatën e dëmeve dhe shkaktarët.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: