Plagoset me thikë 31 vjeçari në Fier

Plagoset me thikë 31 vjeçari në Fier
 

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në rrethin e Fierit ku një 31 vjeçar ka përfunduar në spital me plagë, pasi është goditur me thikën në pjesën e barkut.

Policia lokale sqaron se rreth orës 09:00 të ditës së sotme ka përfunduar në urgjencën e spitalit shtetasi me iniciale F.S, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.

"Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur me thikë në bark shtetasin F.S. Shtetasi F.S po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën"- sqaron policia.

Policia bën me dije edhe se po punohet për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: