Policia e Tiranës shpërndan ndihma për të prekurit nga përmbytjet

Policia e Tiranës shpërndan ndihma për të prekurit nga përmbytjet
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë ditës së sotme kanë grumbulluar ushqime për t'ua shpërndarë banorëve të përmbytur ditët e fundit nga reshjet e shiut.

Gjatë grumbullimit të ndihmave ushqimore, punonjësit e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë vizituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka falënderuar punonjësit e Policisë të Komisariateve të Policisë dhe të Drejtorisë, për humanizmin dhe solidaritetin e treguar sot me këtë veprim.

"Gjendemi këtu së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, për t'iu përgjigjur iniciativës nga shumë punonjës policie të kësaj Drejtorie në lidhje me solidaritetin që ne, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, duhet të tregojmë me qytetarët që janë në nevojë si rrjedhojë e përmbytjes së shkaktuar javën e fundit.

Unë, në emër të Drejtorisë Vendore Tiranë, dua t'ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, për solidaritetin që treguat dhe për ndihmën që po jepni të gjithë.

Për këtë dua të falënderoj edhe në emrin tuaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që gjendet këtu mes nesh, për të na mbështetur në këtë iniciativë" u shpreh Ardi Veliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, gjatë bashkëbisedimit me efektivat e Policisë ka theksuar se nisur nga shumë SMS e telefonata nga punonjës policie të të gjitha niveleve, për të kontribuuar me financat e tyre në grumbullimin e ushqimeve.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: