Prangoset në Tiranë 42-vjeçari, kërcënoi prokurorin e Matit për parcelat me kanabis

Prangoset në Tiranë 42-vjeçari, kërcënoi prokurorin e Matit për parcelat me kanabis
Arrestohet një 42 vjeçar nga Burreli, pasi akuzohet se një vit më parë ka kërcënuar prokurorin dhe forcat e policisë të cilët kishin shkuar për të asgjësuar dy parcela me mbi 10 mijë  rrënjë kanabis.

Ai u ndalua në Tiranë, ndërkohë akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe kërcënim të forcave të rendit.

Më 5 tetor 2016 policia pas kontrollit të ushtruar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat njoftoi se gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.

Ndërhyrja e FNSH-së mundësoi që operacioni të vijonte dhe të finalizohej me asgjësimin e bimëve narkotike"

Ndërkohë shtetasi i arrestuar kishte kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike" informoi më 7 dhjetor policia e shtetit.

Marko Bushi, sipas policisë, ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal. Ndaj tij më 21 mars 2017   Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "Arrest me Burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Në operacionin e 5 tetorit 2016 u arrestua bashkëshortja e të dyshuarit kryesor për kultivimin e parcelave me kanabis në fshatin Myz të Matit.

Policia gjatë kontrollit të banesës gjeti 2 kg drogë në formë boçeje, në proçes tharje.

/a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: