Probleme për United në sulm, ja sa do të mungojnë Ibra dhe Lukaku

Probleme për United në sulm, ja sa do të mungojnë Ibra dhe Lukaku
Duket se Jose Mourinho është “në telashe” dhe jo vetëm pas barazimit pa gola gjatë ndeshjes së sotme kundër Southamptonit në shtëpi.

Probleme të mëdha i dalin Manchesterit tashmë në sulmp pasi dy sulmuesit kyç të anglezëve janë dëmtuar.

Romelu Lukakut u largua me barelë pasi u përplas kokë më kokë me lojtarin kundërshtar gjatë ndeshjes së sotme teksa njoftohet se mund të mungojë dy ndeshje.

Ndërsa Ibrahimoviç doli nga loja në mesjavë ndaj Burnley gjatë pushimit mes pjesëve, ndërkohë që u la jashtë edhe për ndeshjen e sotme ndaj Southamptonit.

Kjo për shkak se suedezi kishte marrë një goditje në ndeshje ndaj Burnley, e cila pritet ta lërë atë jashtë fushës së lojës për një muaj.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: