Prodi në Tiranë: BE ka prioritet Ballkanin, por jo Turqinë

Prodi në Tiranë: BE ka prioritet Ballkanin, por jo Turqinë
Ish-Kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Tiranës.

Në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ai ka shpjeguar se si ka ndryshuar qëndrimi i Bashkimit Europian në raport me vendet e Ballkanit.

“Sa i përket Ballkanit, vitin e ardhshëm do të ecim më përpara me politikat, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e qeverive që kanë ndodhur në vende të ndryshme”, tha Prodi.

Ai sqaroi se Brukseli ka ndryshuar qëndrim në raport me Turqinë, për anëtarësimin e së cilës fillimisht vendet e BE ishin entuziaste.

“Në Turqi kanë ndodhur një sërë ndryshimesh dhe kanë qëllime të ndryshme politike. Situata ka ndryshuar nga ç’ishte në fillim.... Nuk mendoj se procesi i integrimit të Turqisë mund të zhvillohet në të ardhmen e afërt”.

Edhe ish-Kryeministri Prodi vuri theksin tek reforma në Drejtësi, si prioritet absolut si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Konferenca ka si qëllim të përkujtojë 20-vjetorin e misionit "Alba" në Shqipëri, i cili mbërriti për të shuar trazirat e vitit 1997. Në atë kohë, Romano Prodi ishte Kryeministër i Italisë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: