PSG "e patrembur" nga Fair Play Financiar, hyn në garë për Fellaini

PSG "e patrembur" nga Fair Play Financiar, hyn në garë për Fellaini
Edhe pse ka ofruar shifra marramëndëse gjatë markatos së verës për të nënshkruar me disa nga lojtarët më të mirë të momentit, PSG duket se nuk friksohet nga Fair Play Financiar.

"Mirror" raporton se PSG është futur në garë për të siguruar shërbimet e  belgut, Marouane Fellaini, i cili shihet larg Manchester United.

Duke qenë se Fellainit i skadon kontrata në fund të sezonit ai është i gatshëm që nga janari të nënshkruaj me një skuadër tjetër.

PSG nuk është e vetmja në garë për të nënshkruar me 30 vjeçarin pasi Fellaini ndiqet dhe nga Juventus, Besiktas e Galatasaray.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: