PSG-Real Madrid/ Një "finale" e vërtetë, historia flet në krah të parisienëve

PSG-Real Madrid/ Një "finale" e vërtetë, historia flet në krah të parisienëve
Shorti i Champions League gjatë ditës së sotme rezervoi një finale të vërtetë mes Paris Saint-Germainit dhe Real Madrid-it.

Një ndeshje krejtësisht e hapur mes dy ekipeve ndër më të mirat në botë pasi të dyja janë pretendente kryesore për trofeun më të rëndësishëm të klubeve në Europë.

Edhe pse Real nuk ka një performancë të mirë në kampionat, mbase për shkak të mungesave të shumta, pritet që në Champions të japë një paraqitje krejtësisht tjetër, duke qenë se është edhe kampioni në fuqi.

Numrat nuk e favorizojnë skuadrën e Zinedine Zidane para duelit të saj kundër Paris Saint-Germainit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madridi kurrë nuk e ka mposhtur PSG-në në fazën e nokautit në një turne evropian. Duhet të kthehemi 25 vjet prapa për të kujtuar herën e parë që parisienët i eliminuan madrilenët në një garë kontinentale.

Në sezonin 1992/23, PSG dhe Reali u takuan në UEFA Cup, me francezët që dolën fitimtarë në fund, ngjashëm si në sezonin pasues 1993/94 në Cup Ëinners Cup.

Të dy herët Real Madridi u eliminua në çerekfinale. Në UEFA Cup, PSG bëri rikthimin nga humbja 3-1 në ndeshjen e parë, duke fituar 4-0 në ndeshjen e dytë në kryeqytetin francez.

Këto shifra vjen vetëm për fazën e eliminimit të garave, por mbi 20 vjet më vonë, PSG dhe Real Madridi u gjenden në grupin e njëjtë të Ligës së Kampionëve. Në sezonin 2015/16, Reali fitoi 1-0 në “Santiago Bernabeu”, dhe barazoi 0-0 në “Parc des Princes” në ndeshjen e kthimit, kështu të dy skuadrat e kaluan fazën e grupit para kundërshtarëve të tyre.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: