Rama: Zgjedhja e Kryeprokurorit, pakt me opozitën për integrimin

Rama: Zgjedhja e Kryeprokurorit, pakt me opozitën për integrimin
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Bullgaria, ku ndodhet në Samitin për integrimin e Ballkanit në BE, se fton opozitën në marrëveshje për zgjedhjen e Kryeprokurorit në funksion të çeljes së negociatave me BE-në.

Në një prononcim për mediat ai tha se shumica edhe pse i ka votat për ta zgjedhur kreun e ri të Akuzës, nuk do ta bënte diçka të tillë, pasi kërkon edhe përfshirjen e pakicës në këtë proces.

“Ftesa ime është për një Pakt Kombëtar për Europën në funksion të çeljes së negociatave. Për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të Përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme. Ne kemi mundësinë kushtetuese ta zgjedhim me shumicë të thjeshtë, por duam të krijojmë kushtet të bëjmë një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe opozita të përfshihet në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave’, u shpreh Rama.

Sipas tij, opozita i ka borxhe vendit që duhet t’i marrë në konsideratë konsideratë.