Rekrutonin klientet, prostitucion për 5 mijë lekë, në pranga dy femra nga Durrësi

Rekrutonin klientet, prostitucion për 5 mijë lekë, në pranga dy femra nga Durrësi
Arrestohen nën akuzë për prostitucion dy femra, në sajë të operacionit të koduar “Rent”.

Sipas policisë së Durrësit, arrestimi ka ardhur pas një hetimi dy mujor.

Shpresa Pisha, 47 vjeçe nga Durrësi, është vënë në pranga në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses, teksa kishte marrë me qira një lokal në Durrës dhe ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R, 40 vjeçe, e cila gjithashtu është arrestuar.

Hetim në gjendje të lirë ka nisur edhe për shtetasen me iniciale G.A, 44 vjeç nga Shijaku.

Sipas hetimeve Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në zonën e Plazhit, Durrës, për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë të reja.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: