Rendi i ditës, Kuvendi të hënën zgjedh kryeprokurorin e ri

Rendi i ditës, Kuvendi të hënën zgjedh kryeprokurorin e ri
Partia Socialiste nuk tërhiqet nga zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm, të përkohshëm.

Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë sot rendin e ditës për seancën parlamentare që nis të hënën në orën 10:00 dhe që do të zgjedhë edhe kryeprokurorin e ri të vendit me shumicë të thjeshtë.

Rendi i ditës së seancës plenare e hënë, 18.12.2017, ora 10:00 parashikon në pikën 5 projektvendimin “Për caktimin e Prokurorit që do të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm” (Rregullore, neni 111, ligji nr. 97/2016, neni 109, votim me shumicë të thjeshtë).

Sipas njoftimit të Kuvendit, fillimisht do të shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe më pas janë parashikuar diskutimet e grupeve parlamentare si dhe koha e votimit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: