Rihapet dosja “CEZ”, Balla: Prokuroria injoroi faktet, duhet të pyeste 12 dëshmitarë

Rihapet dosja “CEZ”, Balla: Prokuroria injoroi faktet, duhet të pyeste 12 dëshmitarë
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për rihapjen e hetimit për çështjen e privatizimit të “CEZ” konsiderohet fitore e drejtësisë nga kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi të bërë nga Kuvendi i Shqipërisë përmes raportit përfundimtar të një Komisioni Hetimor”, tha Balla.

Sipas tij, prokuroria nuk kishte shqyrtuar të gjitha faktet dhe nuk kishte dëgjuar dëshmitarët, ndaj dhe gjykata vendosi të detyrojë atë të marrë në pyetje ish kryeministrin Berisha dhe djalin e tij.

“Prokuroria të thërrasë njëherë e më parë për të dëshmuar shtetasin Nue Nuk Kalaj, shtetasin Shkëlzen Sali Berisha dhe shtetasin Hamza Merxhani si personat që kanë dijeni lidhur me transaksionet e dyshimta financiare me një vlerë prej 7 milionë eurosh, të cilat janë kryer në 12 qershor 2009”, vijoi Balla.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, akuza duhet  të thërrasë për të dëshmuar 12 zyrtarë të lartë mes tyre dhe ish-ministrin e energjisë Genc Ruli.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: