Ronaldo fiton Topin e Artë, barazon rekordin e Messit

Ronaldo fiton Topin e Artë, barazon rekordin e Messit
Portugezi i Real Madrid, Cristano Ronaldo ka fituar sërish Topin e Artë, të pestin në karrierë, duke u barazuar kështu me Leo Messin.

Gjatë një mbrëmje gala të organizuar nga France Football, ylli madrilen fitoi garën mes “më të mirëve” për të dytin vit radhazi.

Portugezi kështu mposhti dy rivalët e viteve të fundit Leo Messi dhe Neymar.

Arsyet pse Ronaldo e fitoi edhe këtë sezon Topin e Artë janë se ai triumfoi me Real Madridin në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Spanjës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: