Ronaldo "nostalgjik" dëshiron treshen e vjetër të sulmit, BBC

Ronaldo "nostalgjik" dëshiron treshen e vjetër të sulmit, BBC
Ylli i Real Madrid Cristiano Roanldo do të dëshironte që në krah të tij në sulm të ishin Benzema e Bale duke formuar sërish treshen e sulmit BBC e cila fitoi dy Champions.

Duke qenë se spanjolli, Isco është kritikuar këtë sezon, si lojtari që nuk e pason topin te Cristiano Ronaldo, portugezi u shpreh gjatë një interviste do të dëshironte shumë të luante në sulm me Bale dhe Benzema.

“Më pëlqen që skuadra është e kompletuar dhe jo vetëm që janë kthyer Bale dhe Benzema. Më pëlqen që nuk ka lëndime dhe ne jemi të bashkuar e skuadra është mirë”, tha fillimisht Ronaldo.

“Lojtarët tanë janë shumë të rëndësishëm, por do të ishte mirë të luante sërish BBC”.

Nesër Reali do të luajë ndaj Al Jazira në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube dhe mbetet të shihet nëse Bale apo Isco do të luajë nga fillimi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: