Mashtrimi me vizat kanadeze, gjykata 10 vjet burg për nënë e bijë

Mashtrimi me vizat kanadeze, gjykata 10 vjet burg për nënë e bijë
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vjet burg nënë e bijë që akuzoheshin për mashtrim me vizat kanadeze.

Togat e zeza i kanë gjetur fajtorë Lule Makashin dhe vajzën e saj Adelia për mashtrimin se 200 persona do ti pajisnin me viza kanadeze kundrejt pagesave që arrinin në disa mijë euro.

Lule Makashi është dënuar përfundim me 6 vite burg duke përfituar uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me katër vite heqje lirie u dënua Adelia Makashi. Gjithashtu firma që zotëronte Lule Makashi u gjobit me 5 milionë lekë të reja.

Nënë e bije u deportuan nga Kanadaja në prill të vitit 2016. Në këtë kohë dhjetëra persona i kallëzuan në polici për mashtrim, pasi kishin humbur mijëra euro dhe vizat drejt Kanadasë nuk i kishin përfituar.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: