Rrezik për sigurinë në Itali, dëbohen shqiptarët ekstremistë

Rrezik për sigurinë në Itali, dëbohen shqiptarët ekstremistë
Ministria e Brendshme italiane ka urdhëruar dëbimin e dy shtetas shqiptarë.

Mediat italiane njoftojnë se personat përbënin rrezik për sigurinë e vendit fqinjë.

Të dy shqiptarët ishin me banim në Puglia dhe njoftimi u ka shkuar përmes karabinierëve në banesën e tyre. Deportimi i tyre urdhërohet të bëhet menjëherë nga autoritetet ligjzbatuese.

Statistikat e autoriteteve italiane tregojnë se me dy rastet e fundit, numri i personave të dëbuar nga Italia këto tre vitet e fundit, shkon në 232.

(Marrë nga http://www.ilmessaggero.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: