Sekondat e fundit rezultojnë "fatale" për Skënderbeun, mundet nga Young Boys

Sekondat e fundit rezultojnë "fatale" për Skënderbeun, mundet nga Young Boys
Skënderbeu edhe pse bëri një paraqitje dinjitoze nuk ja doli të fitojë në ndeshjen e fundit të grupeve për Europa League.

Ekipi korçar u mund 1-2 përballë zviceranëve të Yong Boys në transfertë, duke zbritur në vendin e 4-t dhe të fundit në grup me 5 pikë.

Korçarët kaluan të parët në avantazh, por vendasit përmbysën rezultatin duke e mbyllur kështu grupin në vendi e tretë. Ky rezultat vlen vetëm për statistika pasi të dyja skuadrat eliminohen nga kompeticioni.

I pafat Skënderbeu që pësoi golin e humbjes në minutën e 6-të shtesë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: