Shisnin kokainë tek shkolla e mesme, pranga shqiptarit dhe italianit

Shisnin kokainë tek shkolla e mesme, pranga shqiptarit dhe italianit
Një shqiptar 34-vjeçar dhe një shtetas italian janë arrestuar sot në Capo d’Orlando, Itali pasi u kapën me një sasi droge pranë një shkolle të mesme.

Në kuadër të kontrolleve për festa, autoritetet arritën të prangosnin I.R., 28 vjeç dhe shqiptarin Alfred Hila, 34 vjeç.

Mediat vendase konfirmojnë lamin, ku dy personat u kapën pranjë një shkolle të mesme me 8 gram kokainë e ndarë në 10 doza, një smartphone dhe 160 euro me prerje te vogël, të fituara nga droga.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: