Shkatërrohet organizata e bosëve të drogës në Vicenza

Shkatërrohet organizata e bosëve të drogës në Vicenza
Një organizatë kriminale shqiptaro-italiane që operonte në Vicenza u shkatërrua nga policia italiane.

Mediat përtej adriatikut raportojnë se u deshën plot dy vite hetime për ta goditur bandën prej 10 anëtarësh, mes tyre dhe sipërmarrës.

Operacioni u quajt “Kukulla” (pupazzo) për shkak se anëtarët e organizatës e përdornin shpesh këtë emra kukullash për mbulim, duke mos përmendur emrat e njeri-tjetrit në bisedat telefonike.

Hetimet nisën kur një sipërmarrës nga Vicenza u dhunua kur nuk pagoi një borxh, kërkoi ndihmën e policisë.

Në këtë pikë, me dakordësimin e agjentëve, biznesmeni la një takim në një bar me personin të cilit i detyrohej para, që u arrestua nga policia. Pas këtij arrestimi u kryen edhe ai i dy Italianëve me banim në Vicenza, Fabio Di Maggio e Massimo Marcello Taverni, të dy 45 vjeç. Ishte pikërisht ky i fundit që kishte për detyrë të mblidhte paratë e personave që nuk kishin paguar për ‘mallin’ e marrë, duke përdorur metoda kërcënuese.

(Marrë www.ilgazzettino.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: