Shkëmbi godet makinën, tre të rinj shpëtojnë për mrekulli

Shkëmbi godet makinën, tre të rinj shpëtojnë për mrekulli
Një masiv shkëmbor është shkëputur në rrugën e fshatit Golik në Proptisht të Pogradecit.

Masivi mendohet se peshonte rreth një ton.

“Drejtuesi i mjetit Xhenis Kapri mbrëmjen e së hënës ishte duke lëvizur me automjetin e tij së bashku me dy shokë kur është goditur nga shkëmbi. Masivi shkëmbor ka goditur pjesën anësore të mjetit në të cilin ishin ulur edhe pasagjerët Ergys dhe Endri Kapri duke u shkaktuar disa dëmtime të lehta ndërsa kanë pasur vështirësi për të dalë nga mjeti”, raporton TCH.

Në këtë zonë vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Qafë Pllocë – Qukës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: TCH

Shpërndajeni me miqtë tuaj: