Shkëputet masivi shkëmbor në Pogradec, plagosen 4 persona

Shkëputet masivi shkëmbor në Pogradec, plagosen 4 persona
Një masiv shkëmbor është shkëputur në Pogradec duke shkaktuar plagosjen e 4 personave.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golik të Proptishtit, ndërsa të plagosurit po udhëtonin me makinë.

Sipas burimeve mediatike, shkëputja e masivit ka ardhur si pasojë e punimeve në rrugën e Golikut.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Pogradecit ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: