Shkon të mbushë ujë, mbytet në lumë punëtori i mirëmbajtjes së rrugës

Shkon të mbushë ujë, mbytet në lumë punëtori i mirëmbajtjes së rrugës
Një burrë dyshohet të jetë zhdukur këtë të shtunë në Tropojë.

Policia sqaron se dyshohet që ai të ketë rënë dhe mbytur në lumë.

Po sipas saj, rreth orës 12.50, një telefonatë kishte mbërritur në Sallën operative të Policisë Tropojë,  me të cilën njoftohej se në fshatin Valbonë afër ish-turizmit, dyshohet të jetë mbytur në lumë G.Z..

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake rezulton se G.Z., 35 vjeç, banues në Tropojë, punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës, duke punuar në breg të lumit Valbonë, gjatë pushimit të  drekës, ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më.

“Në afërsi të burimit, është gjetur jeleku i punës që ai mbante veshur.

Shtetasi G.Z, dyshohet të ketë rënë në lumë, bëjnë me dije burme policore.

Nga forcat e Policës në bashkëpunim me banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij, nga ora 13:30 deri në orën 17:30, ku për shkak të errësirës, janë ndërprerë kërkimet për ti rifilluar në orët e para të mëngjesit”, njofton zyrtarisht policia.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: