Shoferja e dehur humbi kontrollin e makinës, aksidenti rezultoi fatal për shoqen pasagjere

Shoferja e dehur humbi kontrollin e makinës, aksidenti rezultoi fatal për shoqen pasagjere
Një 36-vjeçare është aksidentuar për vdekje në kryeqytet disa ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në 10 dhjetor në rrugën e Saukut teksa bëhet me dije se A.M., 36 vjeçe u transportua në spital pas aksidentit, ku edhe humbi jetën një ditë më parë, parë rreth një jave në agoni.

 Të dielën e 10 dhjetorit, 36-vjeçarja ishte pasagjere në makinën “Fiat”, që drejtohej nga shoqja e saj, Zhaklina Kotorri, 30 vjeçe.

Rreth orës 05:30 shoferja humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur mbrojtës në rrugën “Shefqet Ndroqi”.

Pas aksidentit, 36-vjeçarja u dërgua në spital ku ndërroi jetë një ditë më parë, ndërsa drejtuesja e mjetit u arrestua pasi rezultoi se ishte në timon në gjendje të dehur.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: