“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Shoku Lul Basha merr mësime aritmetike nga Arben Ristani

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Shoku Lul Basha merr mësime aritmetike nga Arben Ristani
Satirë

Gabimi në llogaritje i bërë nga shoku Lulzim Basha në Kuvend, e ka detyruar atë të kërkojë mësues. Këtë gjë e mësuam teksa vumë antenën tonë të përgjinte në zyrën e Lulit; ja ç'ndodhi atje;

Lulzim Basha -Ulu Beno! E more vesh besoj, e djallosa në Kuvend

Arben Ristani -Jo s'mora vesh gjo, se s'kisha pirë asnjë got, mer plak. Ti e di që s'kuptoj fare, kur s'pi fare. Çfarë ndodhi?

Luli -Po bëja llogari, e në vend të thosha që 7x7 bëjnë 49, thashë që bëjnë 42. Ndaj të kam thirrur, të më ndihmosh me ca mësime në aritmetikën e fillores. Kaçin e zi nuk doja ta ftoja. Ti je marrë me numrat e ndaj thashë që...

Arben Ristani -E paske menderosur Lul! Po e menderos ene tani. Si mer thu që 7x7 bojn 49. A je më terezi ti?! Je stresu shum kohët e funit Lul. 7x7 bojn 39, mer plak. Ti vetë më ke mësu që të heq një 10-she kur llogaris...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: