Shorti i Champions League, bastet sportive kuotojnë pretendentët

Shorti i Champions League, bastet sportive kuotojnë pretendentët
Pas hedhjes së shortit për fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, ku 16 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre kompanitë e basteve sportive kanë kuotuar skuadrat pretendente për ta fituar kupën.

Manchester City është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku triumfi i tyre kotohet me 4.

Në vendin e dytë është Bayern Munich me 5.5, ndërsa në vendin e tretë është PSG me 6.

Top pesëshen e skuadrave favorite e mbyllin Barcelona me 8.5 dhe Real Madrid me kotën 9.

Mundësitë më të vogla i ka Baseli, që ka një kotë prej 251.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: