Shorti, përzgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Shorti, përzgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Në kryesinë e Kuvendit është hedhur sot shorti për anëtarët e KED. Në gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë përveç dy anëtarëve të zgjedhur ka edhe nga një zëvendësues, ndërkohë përfaqësuesit politikë Halimi e Manja patën pikëpamje të kundërta mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KED.

Pas shortit për anëtarë të KED u zgjodhën”

Nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj, Altina Xhoxhaj, Vitore Tusha (zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë: Artan Broci, Shkëlzen Selimi (zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi

Nga Gjykata e Apelit: Gentjan Trenova, Fatjona Memçaj

Para se të hidhej shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendim është kundërshtuar nga opozita, ku deputeti Eduard Halimi kërkon anulimin e procedurës.

Ndryshimi i rregullave në mes të lojës është e papranueshme. Debati është që partia politike të mos ketë ndikim në zgjedhjen e KED. Sot PS apo nesër një parti tjetër të mos ketë ndikim që të zgjedhje kryeinspektorin që do kontrollojë sistemin gjyqësor,” – tha Halimi, i cili shtoi se “Propozimi jonë ishte dhe ngelet deri në krijimin e KLGj dhe KLP është e pamundur të zgjidhet një KED tjetër.|

Ai shtoi se opozita kërkon që kjo çështje të zgjidhet në këshillin e legjislacionit.

Nga maxhoranca Ulsi Manja tha se në respektim të kushtetutës Kuvendi ka detyrim kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED.

Kuvendi sot në respektim të kushtetutës ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED. Unë do të sugjeroja që debati politik, në fund të ditës duhet tia lerë vendin debatit kushtetues dhe ligjor. Kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duan që mos humbim asnjë minutë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën dhe ti japim shqiptarëve atë drejtësi që duan.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: