Shtyhet seanca e sotme ndaj Emiljano Shullazit, prokurorët nuk vijnë në sallë

Shtyhet seanca e sotme ndaj Emiljano Shullazit, prokurorët nuk vijnë në sallë
Është shtyrë sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Bëhet e ditur se arsyeja e shtyrjes së seancës së sotme ishte mosparaqitja e prokurorëve në sallë.

Ata kanë kërkuar shtyrjen, pasi ndodhen me punë jashtë vendit.

Seanca është caktuar të zhvillohet të mërkurën e ardhshme. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: