Skadon mandati i Llallës, mazhoranca dhe opozita në qëndrime të kundërta

Skadon mandati i Llallës, mazhoranca dhe opozita në qëndrime të kundërta
Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend, në një memo drejtuar Komisionit të Ligjeve, bën të ditur se Adriatik Llallës i përfundon mandati në 7 dhjetor

Por, ndërsa nesër skadon mandati, mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende emëruesin e përbashkët për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Mazhoranca kërkon emërimin e një kryeprokurori të përkohshëm, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Opozita e ka kundërshtuar, duke akuzuar maxhorancën se do të vendosë një kryeprokuror që të mbyllë dosjet e krimit.

Për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm nevojiten 84 vota, të cilat PS nuk i ka e vetme. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: