Sot pritet mot i kthjellët, por i ftohti vazhdon

Sot pritet mot i kthjellët, por i ftohti vazhdon
Gjatë paradites së sotme, ultësira perendimore do të dominohet nga një mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonën lindore të vendit.

Edhe pasditja do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat do të ulen me rreth 2 gradë Celcius në mëngjes, por do të rriten rreth mesditës.

Në zonat verilindore do të regjistrohen temperaturat më të ulëta me -2 gradë Celcius dhe -1 në zonat e juglindjes.

Temperatura maksimale do të varioje nga 9 gradë Celcius në Tiranë, deri në 12 gradë Celcius në Sarandë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: