Studenti harron tenxheren, shtëpia shkrumbohet nga flakët në Elbasan

Studenti harron tenxheren, shtëpia shkrumbohet nga flakët në Elbasan
Gjatë mbrëmjes së sotme në “Rrugën e Sarës”, një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan

Tek apartamenti jetonin disa studentë me qira, ndërsa njëri prej tyre harroi tenxheren me ushqim në një rezistencë. Për pasojë shtëpia ka marrë zjarr dhe brenda pak minutash është mbuluar nga flakët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po shuajnë flakët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por nga ana tjetër mësohet se nga gafa e studentit një pjesë e mirë e zonës ka mbetur edhe pa drita pasi autoritetet kanë stakuar energjinë elektrike.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: