Studimi i universitetit britanik: Dëshira për selfie është një patologji e vërtetë, ja emri dhe shkallët

Studimi i universitetit britanik: Dëshira për selfie është një patologji e vërtetë, ja emri dhe shkallët
Selfie tashmë është një “hobi” i njohur në mbarë botën e cila ka ecur paralelisht edhe me smart phonet e rinj dhe cilësinë e fotove të tyre.

Por sipas studimeve pasioni për këto lloj fotosh mund të kthehet në një sëmundje reale.

Universiteti i Nottingham-it në Britaninë e Madhe, ka arritur në konkluzion se  dëshira e madhe për të bërë foto pa pushim është një patologji e vërtetë e pagëzuar me emrin “selfite”.

Kjo lloj “sëmundje” prek dy njerëz në tre dhe kombinohet në mënyrë perfekte me zakonet tona të përditshme.

Sipas studiuesve kjo lloj sëmundje ka tre shkallë:

1. Borderline në qoftë se bëni tre selfie në ditë

2. Akute nëse fotot që bëni i postoni në rrjetet sociale

3. Kronike, shkalla më e lartë, është kur gjithçka të del jashtë kontrollit dhe bën selfie 24 orë në 24.

Njerëzit mendojnë se duke bërë selfie çdo ditë të rritet vlerësimi për veten, të përmirëson humorin dhe eskpozimi në rrjetet sociale të integron në shoqëri por është vetëm një iluzion.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: