Të lënduarit e parë nga moti i keq, aksident në Bulqizë

Të lënduarit e parë nga moti i keq, aksident në Bulqizë
Moti i përkeqësuar i orëve të fundit duket se ka shkaktuar edhe të lënduarit e parë.

Kështu, teksa një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë- Peshkopi, si pasojë e tij janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës.

Shkak i aksidentit është përcaktuar se kanë qenë reshjet e dëborës, ndërsa për fat të mirë, personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, nga ana e saj, policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që në aksin Bulqizë- Peshkopi të përdorin zinxhirët gjatë qarkullimit me makinat e tyre.

/n.e/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: