Tentuan azil në Gjermani, Francë e Angli, riatdhesohen 160 shqiptarë

Tentuan azil në Gjermani, Francë e Angli, riatdhesohen 160 shqiptarë
69 shqiptarë janë kthyer nga Gjermani, 31 nga Franca e 60 nga Angli.

Policia e Shteti njofton se gjatë tre muajve të fundit  janë riatdhesuar 2559 shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.

“Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë! Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.”, njofton policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: