Topi i Artë 2017: Cristiano Ronaldo - Lionel Messi, përmes shifrave

Topi i Artë 2017: Cristiano Ronaldo - Lionel Messi, përmes shifrave
Cristiano Ronaldo, pas shënimit të golit në pjesën e parë të sfidës me Borussia Dormundin, është bërë futbollisti i parë në historinë e Champions League që shënon gol në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve.

Tashmë që kjo fazë e kompeticionit më të lakmuar për klube në Europë ka përfunduar, me shortin që do të hidhet ditën e hënë në orën 12, Cristiano Ronaldo numëron 9 gola gjithsej gjatë këtij sezoni.

Fituesi i Topit të Artë 2017, që akordohet nga revista prestigjioze franceze dhe FIFA, do të bëhet publik këtë të enjte, me të njëjtët favoritë: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që e kanë ndarë këtë trofe nga viti 2007, kur për herë të fundit, jashtë influencës së tyre, e fitoi Kaká. Mediat e huaja raportojnë se, Ronaldo është më afër, megjithëse fituesi shpallet nga votat e trajnerëve dhe të kapitenëve të ekipeve kombëtare, si dhe gazetarët e përzgjedhur, çka edhe subjektiviteti mund të ketë ndikimin e vet. Ronaldo në rast se e fiton trofeun, do të barazohet me Messi-n, secili me nga pesë trofe të Topit të Artë.

97.1 – Me 48 gola në 54 ndeshje, Messi ka shënuar një gol në çdo 97.1 minuta. Ronaldo është pak më pas tij, një gol në 103.35 minuta.

23.41 – Messi ka një koeficient më të mirë në rang klubi, duke shënuar 23.41 për qind të rasteve, kurse Ronaldo ka realizuar në 18.69% të goditjeve.

1 – Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë kampionateve më të forta në Europë, në 17 maj, duke kaluar Jimmy Greaves (366).

600 – Në finalen e qershorit, Champions League, në të cilën shënoi dy herë, Ronaldo kaloi shifrën e 600 golave në karrierë, gjashtë javë pasi Messi arriti kuotën e 500 golave për Barçën.

3 – Ronaldo ishte gjithashtu, lojtari i dytë pas Alfredo Di Stefano (pesë) që shënoi në tre finale të ndryshme, në Kupat e Europës/Champions League.

37 – Messi përfundoi si golashënues më i mirë i LaLiga sezonin e kaluar, duke shënuar 37 gola. Kjo është hera e katërt që ai përfundon fushatën si krye-golashënues, rekord për Barcelonën.

83.64 – Në nivel ndërkombëtar, Ronaldo ka një mesatare për gol një në çdo 83.64 minuta, duke shënuar 11 herë në po kaq ndeshje. Messi (katër në shtatë) ka shënuar një gol në çdo 157.5 minuta pas një viti të vështirë për të kualifikuar Argjentinën në botëror.

122 – Një nga fushat e pakta që Messi udhëheq gjithnjë ndaj Ronaldos janë shanset e krijuara, me yllin e Barcelonës që numëron 121 mundësi për gol nga 55 të Ronaldos.

/a.muraçi/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: