Trajneri i Valencia-s në spital, Marcelino përplaset me derrin e egër në autostradë

Trajneri i Valencia-s në spital, Marcelino përplaset me derrin e egër në autostradë
Trajneri i Valencia u ndesh me një situatë të pazakontë në festën e Krishtlindjeve.

Skuadra e tij Valencia, pas humbjes së fundit me Vilareal, mban vendin e tretë në La Liga, 11 pikë pas kryesuesve të Barcelonës

Spanjolli, 52 vjeç, po kthehej për në shtëpi në prag të Krishtlindjes kur makina e tij u përplas me një derr të egër në autostradë.

Incidenti ndodhi midis Logrono dhe Bilbao, në Spanjën veriore.

Marcelino pas incidentit përfundoi në spital, por fatmirësisht pati dëmtime të lehta.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: