Trajneri Van Gaal: Dortmundin do ta refuzoja, nuk është klub i madh

Trajneri Van Gaal: Dortmundin do ta refuzoja, nuk është klub i madh
Lusi van Gaal është shprehur se nuk ka pranuar postin si trajner i Borussia Dortmund pasi nuk është një klub i madh.

Trajneri holandez ka deklaruar që nuk do të pranonte të merrte postin e trajnerit te skuadra e Dortmund, pasi sipas tij i vetmi klub i madh në Gjermani është Bayern Munich, me të cilin ka punuar nga 2009 deri më 2011.

Van Gaal tha se ka refuzuar një ofertë nga Leverkusen dhe ndërkohë do të refuzonte edhe Dortmundin meqënëse ka mbetur pa trajner pas largimit të të Peter Bosz.

“Mendoj se Dortmundi nuk mund të krahasohet me Bayern Munichun, prandaj nuk do të shkoja tek ata. Në ditët e sotme, si trajner nuk të jepet mundësia të qëndrosh gjatë në një klub, prandaj nuk do të mund ta shndërroja një klub të vogël në një klub të madh brenda një kohe të shkurtër”, ka theksuar Van Gaal.

Holandezi tashmë është i papunë që nga largimi nga Manchester United në vitin 2016.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: