Tri maska për lëkurë të thatë

Tri maska për lëkurë të thatë
Maskë më avokado dhe mjaltë

Për të bërë këtë maskë, ju duhen një avokado e pjekur mirë dhe një lugë mjaltë. Me anë të një luge, hiqni tulin e pjekur të avokados dhe bashkojeni me mjaltin. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët dhe mbajeni fytyrën të hidratuar me vaj esencial, sipas dëshirës.

Maskë me mjaltë, kanellë dhe sheqer kaf

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe do t’i japë fytyrës suaj shumë shkëlqim dhe gjallëri.

Merrni një lugë gjelle sheqer kaf, që duhet ta kaloni më parë në blender. Përziejeni me një lugë çaji kanellë dhe një lugë gjellë mjaltë. Bashkojini këta përbërës dhe pastën e përftuar vendoseni në fytyrë.

Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Fytyra juaj do të duket si ajo e një bebeje.

Maskë me çokollatë të zezë:

Të gjithë e duam çokollatën, por kësaj here nuk duhet ta hani, por ta përdorni në fytyrë. Për këtë maskë, ju duhen:

1 çokollatë e zezë mesatare;

1 filxhan kafeje me qumësht;

3 lugë gjelle kripë e jodizuar.

Bashkoni fillimisht qumështin me kripën dhe përziejini, derisa kjo e fundit të shkrihet. Çokollatën e zezë ndajeni në kubikë dhe kalojeni në banjëmari. Pasi ta hiqni nga zjarri, shtojini qumështin me kripë dhe lëreni të ftohet. Vëreni maskën në fytyrë dhe mbajeni 1 orë. Rezultati do të jetë i shkëlqyer.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: