“Ujqërit” presin “djemtë e detit” përmes spektaklit të dëborës (kalendari i ndeshjeve të fundit)

“Ujqërit” presin “djemtë e detit” përmes spektaklit të dëborës (kalendari i ndeshjeve të fundit)
Skënderbeu vijon përgatitjet me intensitet të lartë në Korçë, në vigjilje të ndeshjes së mbetur të kampionatit, ndaj Teutës.

Pas 15 javëve të para, Skënderbeu udhëheq kampionatin me plot 9 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, Kukësi, dhe pavarësisht rezultatit ndaj Teutës do të shpallet kampion dimri.

Në Korçë, ku po vijon përgatitjet, portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka shpërndarë një foto mbi përgatitjet e ditës së sotme, ku fusha e mbuluar me dëborë është një tjetër spektakël që shoqëron kryesuesit e kampionat që ndryshe njihen edhe si “ujqërit e dëborës”.

Në kampin tjetër “djemtë e detit” dëborën e shohin rrallë, në kontrast me kundërshtarin që i pret me një atmosferë disi ironike.

FSHF, sakaq, zbuloi sot edhe kalendarin e ndeshjeve të fundit të këtij viti në dy kategoritë kryesore të kampionatit tonë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: