Vëzhgoheshin prej kohësh, kapen me 40 gramë kokainë dhe 900 euro kesh shqiptarët

Vëzhgoheshin prej kohësh, kapen me 40 gramë kokainë dhe 900 euro kesh shqiptarët
Dy shqiptarë u arrestuan nga karabinierët nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Ata ishin mbajtur nën vëzhgim për një kohë, pasi njëri prej tyre ishte i skeduar nga policia dhe të dy ishin të pa punë.

Kur zbatuesit e ligjit i ndaluan për kontroll shqiptarët e humbën toruan dhe kjo i bëri karabinierët të dyshojnë. Ata ushtruan menjëherë kontroll mbi ta ku u gjetën para kesh, tre telefona celularë me të cilët dy kriminelët dyshohet se kontaktonin klientët dhe një mori çelësash. Kjo iu dha mundësinë karabinierëve që të kontrollonin edhe depon që përdorej nga shqiptarët ku gjetën të fshehur në një kavanoz, 38 gramë kokainë, të ndarë në doza, gati për t'u shitur, një peshore elektronike dhe rreth 900 euro në prerje të ndryshme. Hetimet bënë të mundur gjetjen e makinës që ata përdornin për shpërndarjen e drogës. Nga kontrolli në të u gjetën të fshehur edhe tre gramë kokainë që dy shqiptarët kishin fshehur në levën e marsheve.

(Marr nga http://www.ilmessaggero.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: