Video / Trajani, në pranverë vij në Shqipëri, Rama: Ejani edhe pa lajmëruar!

Video / Trajani, në pranverë vij në Shqipëri, Rama: Ejani edhe pa lajmëruar!
Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, ka deklaruar se do të vixitojë në pranverë Shqipërinë.

Gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Rama në Bruksel, Tajani ka vlerësuar reformat e ndërmarra në Shqipëri dhe ka shprehur hapur mbështetjen e tij.

Kryeministri Edi Rama nuk nguroi të komentonte duke u shprehur mirënjohjen e tij për deklaratën

“Faleminderit që e shpallët. Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar”, deklaroi Rama.

“Shqipëria ka kryer një sërë reformash të rëndësishme që shkojnë në drejtimin pozitiv për anëtarësimin në BE, i referohem reformës në drejtësi që për ne mbart një rëndësi të madhe.

Në pranverë do kem një vizitë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar me një delegacion sipërmarrësish europianë. Unë e përgëzova zotin kryeministrin jo vetëm për rezultatin zgjedhor por edhe për faktin se Shqipëria është një vend shembull harmonie fetare, një vend tek i cili kemi besim, me të cilin duam të përforcojmë lidhjet”, tha Tajani.

“Ishte kënaqësi e veçantë që ju takova sepse ju jeni edhe një italian i madh, një mik i madh i Shqipërisë, për ne është e rëndësishme që jemi këtu të flasim me fakte, për të çelur negociatat me Europën. Ne mbështetemi shumë te miqësia juaj, jemi të ndërgjegjshëm për faktin se mbi të gjitha rëndësi ka rezultati i faqeve të fletores së detyrave shqiptare. Shqipëria ka hedhur hapa para edhe në muajt e fundit dhe do vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në prill e maj për të pasur akses në tryezën e negociatave me Europën. Jeni më shumë se i mirëpritur. Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar”, vijoi Rama.